Q+A Skincare
Salicylic Acid Body Wash *250ml
Salicylic Acid Body Wash *250ml
Couldn't load pickup availability
Salicylic Acid Body Wash *250ml
Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar (UK)
Acidi Salicilik është një BHA që eksfolion lëkurën, duke synuar pikat e zeza që shfaqen nga shtresëzimi i lëkurës së vdekur dhe yndyrës së tepërt. Ky larës trupi me bazë xheli vepron për të eksfoliuar dhe zbutur lëkurën duke përfshirë në mënyrë eksperte acidin Salicilik, lëvoren e Shelgut të Bardhë dhe ekstraktin e Cajit Jeshil. Është produkti perfekt për ata që vuajnë nga aknet në trup dhe tekstura e padëshiruar e lëkurës. Aroma e ëmbël dhe e freskët e Shalqirit + Nektarit të Agavës është perfekte për përdorim të përditshëm e kombinuar me nuancat e Ujit të Kaktusit, Orkidesë dhe Frutave Tropikale.
- 96.5% Formulë Natyrale
- Cruelty Free
- Pa Alkool
- Pa Parfum
- Vegan Friendly
Përdorimi: Masazhojeni lehtësisht në lëkurën e lagur gjatë dushit dhe shpëlajeni mirë. Për rezultate më të mira, vazhdoni me Locionin Tonifikues me Acid Salicilik.
Acidi Salicilik
Ky Acid Beta-Hidroksik eksfolion lëkurën duke e rigjeneruar atë. Ka në përbërje molekula të vogla të cilat lejojnë të depërtojë më thellë në pore, për të parandaluar aknet. Ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës së përgjithshme dhe e bën lëkurën në dukje më të shëndetshme.
Aloe Vera
Aloe Vera është e pasur me Polisakaride, një molekulë që hidraton lëkurën. Ky përbërës vepron në harmoni me Acidin Salicilik për ta qetësuar atë. Është e përbërë me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Ekstrakti i Çajit Jeshil
Çaji Jeshil është një antioksidant i fuqishëm natyral me aftësi qetësuese të lëkurës. Antioksidanti EGCG që gjendet në Çajin Jeshil ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Ekstrakti i Lëvores së Shelgut të Bardhë
Lëvorja e Shelgut të Bardhë përmban Salicin, një komponent bimor që ka aftësi të ngjashme me Acidin Salicilik! Tradicionalisht, ky përbërës përdorej për të qetësuar lëkurën e acaruar.
Share
