Skip to product information
1 of 1

Pharmasept

Pharmasept Heliodor Collection x SUNSETGO

Pharmasept Heliodor Collection x SUNSETGO

Regular price Lek 2,080.00 ALL
Regular price Lek 2,600.00 ALL Sale price Lek 2,080.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.

Paketa promocionale SunSetGo e limituar përfshin Heliodor Face Sun Cream SPF 50 dhe Hygienic Ultra Hydra Lotion 80 ml dhuratë.

Pharmasept Heliodor Face Sun Cream (SPF 50)

Krem me mbrojtje të lartë ndaj diellit për fytyrën, qafën dhe duart, me filtër 100% natyral i përbërë nga oksidi i zinkut në formë jo-nano, i cili nuk shkakton fotoalergji dhe fototoksicitet. Vepron menjëherë pas aplikimit, ka formulë të biodegradueshme, teksturë të lehtë për aplikim të lehtë, nuk lë shenja të bardha, është ultra rezistent ndaj ujit dhe djersitjes. Mbrojtja nga dielli e gamës Heliodor bazohet në filtrin 100% natyral të oksidit të zinkut, i njohur si një filtër dielli shumë i sigurtë edhe për lëkurën më të ndjeshme. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve të dëmshme (UVA, UVB, IR dhe drita blu).

  • Veprim hidratues dhe kundër plakjes: Derivate nga farërat me përmbajtje të lartë vajore për shkak të vetive ushqyese dhe të dobishme, siguron hidratim të pasur të lëkurës dhe vepron kundër plakjes së parakohshme.
  • Përforcues natyral i shkëlqimit: Kombinimi natyral i vajit të rrushit të zi dhe ekstrakteve të bozhures dhe rozmarinës, ngadalësojnë shfaqjen e shenjave të plakjes së parakohshme dhe njollave të hiperpigmentimit.
  • Formula e biodegradueshme: Kremi i diellit ka formulë të biodegradueshme e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në oqeanet tona.
  • Paktim ekologjik: Paketimi i kremit ka origjinë organike prej kallamit të sheqerit dhe është 100% i ricikluar, duke reduktuar kështu gjurmën tonë mjedisore.
  • Nuk përmban: filtra kimikë UV, dioksid titani, vajra mineral, vaj, dyll parafine, silikone, alkool, PEG, paraben, fenoksietanol.

Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme. I përshtatshëm për gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe diabetikët. Përbërje vegane.

Aplikojeni pak para ekspozimit tuaj në diell. Vepron menjëherë dhe kërkon një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë, qafë dhe duar.

Pharmasept Hygienic Ultra Hydra Lotion (80 ml)

Locioni i trupi i cili ofron hidratim intensiv dhe forcon barrierën e lëkurës. I përshtatshëm për fytyrë dhe trup me veprim rimbushësh dhe riparues të lipideve, që forcon barrierën e lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës duke rikthyer pamjen e shëndetshme të lëkurës. Përmirëson përhapjen e fibroblasteve, duke krijuar një shtresë mbrojtëse në lëkurë.

  • Veprim i thellë hidratues Hydagen® aquaporin, një përzierje natyrale për hidratimin e lëkurës nëpërmjet proteinave akuaporinike (AQP3) vepron si enë për transferimin e ujit në qelizat e lëkurës dhe në kombinim me Acidin Hyaluronik dhe Vitaminën B5, ofron hidratim intensiv të lëkurës dhe forcon funksionin e barrierës.
  • Lëkurë më e lëmuar Shea Butter me veprim riparues rregullon ekuilibrin hidrik të lëkurës, ndërsa në kombinim me Berry Wax lëkura bëhet e lëmuar dhe e butë. Për më tepër, tekstura me prekje të thatë e bën locionin të lehtë për t’u aplikuar dhe përthithur menjëherë, pa lënë një ndjesi yndyre në lëkurë.
  • Pa silikon, vaj mineral, paraben & PEG
  • Testuar dermatologjikisht në lëkurat e ndjeshme
View full details