Parasoftin
Parasoftin Set (Exfoliating Socks + Hydrating Mask)
Parasoftin Set (Exfoliating Socks + Hydrating Mask)
Couldn't load pickup availability
Parasoftin Set (Exfoliating Socks + Hydrating Mask) - Set për këmbë të buta & të hidratuara.
- Parasoftin Exfoliating Socks janë zgjidhje inovative për kujdesin e lëkurës dhe shputave të këmbëve
Pavarësisht nga shkalla e dëmtimit të lëkurës të thembrave të këmbëve, përbërësit e Parasoftin depërtojnë dhe zbusin shtresën e ashpërsuar të epidermës duke kryer peeling (gërryerje) dhe duke mënjanuar kallot.
Përbërësit e Parasoftin janë përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të sigurohet hidratim intensiv i këmbëve, duke i dhënë pamje të lëmuar dhe të butë. Rezultatet e para të largimit të shtresave të ashpra të epidermës janë të dukshme deri në 7 ditë nga aplikimi i produktit, ndërsa një pamje e rregullt e shputave të këmbëve mund të pritet pas 2-3 javësh.
Udhëzime mbi përdorimin
- Largoni ngjyrën e lyer nga thonjtë dhe bizhuteritë nga këmbët dhe kyçet para aplikimit.
- Priteni me kujdes paketimin e lëngut dhe përhapeni atë në mënyrë të barabartë nëpër çorape.
- Vishini çorapet dhe mbajini ato për 60-90 minuta. Për lehtësi dhe komoditet, vishni çorapet e holla sipër.
- Shplani tërësisht këmbët me ujë dhe sapun pas aplikimit
- Parasoftin Hydrating Foot Mask With Aloe Vera
Maska zbut dhe kujdeset për lëkurën e shputave dhe thembrave. Hidraton lëkurën e këmbëve, ruan një pamje normale të lëkurës së shputave, rikthen pamjen e shëndetshme të lëkurës së këmbëve. Rekomandohet për personat që kanë një lëkurë të thatë dhe shumë të thatë të këmbëve.
- I jep një ndjesi rehati lëkurës së këmbëve
- Mbështet efektin e lëmimit të lëkurës së shputave dhe thembrave
- Ruan një pamje normale të lëkurës së shputave dhe thembrave
- Rikthen pamjen e shëndetshme të lëkurës së këmbëve
Share
