Skip to product information
1 of 1

SYNERGY

KOVITAL K2*60 TAB SYNERGY

KOVITAL K2*60 TAB SYNERGY

Regular price Lek 1,125.00 ALL
Regular price Lek 1,250.00 ALL Sale price Lek 1,125.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.

Vitamina K2 njihet për dy funksione thelbësore në organizëm:

– kockave të forta dhe të mineralizuara;

-formimin e faktorëve të koagulimit të gjakut. Të gjithë e dimë\nrëndësinë që ka kalçiumi dhe vitamina D3 për kockat. Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se pa praninë e vitaminës K2, kalçiumi nuk arrin të fiksohet në kocka, pavarësisht sasisë së tij që merret me ushqim ose nëpërmjet suplementeve. Kjo çon në enë gjaku të ngurtësuara dhe në kocka poroze. Vitamina K2 ka aftësinë të aktivizojë osteokalçinën, një proteinë që transporton kalçiumin në kocka dhe ndihmon në mineralizimin e tyre.

Për të pasur kocka “të forta” nevojitet:

-kalçium, një mineral i rëndësishëm për rritjen dhe forcimin e kockave;

-vitaminë D3, e cila ndihmon në absorbimin e kalçiumit në traktin gastro-intestinal;

-vitamina k2, për fiksimin e kalçiumit në kocka. Krahas kësaj, vitamina K2 nevojitet në mëlçi për sintezën e protrombinës, e rëndësishme për koagulimin e gjakut. Mungesa e vitaminës K2 në organizëm mund të lidhet me:

-përdorimin e antibiotikëve;

-përdorimin e medikamenteve anti-inflamatore jo steroide;

-një dietë ushqimore të pasur me salicilate.

Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.

View full details