Skip to product information
1 of 1

Q+A Skincare

Hyaluronic Acid Face Mist *100ml

Hyaluronic Acid Face Mist *100ml

Regular price Lek 950.00 ALL
Regular price Lek 950.00 ALL Sale price Lek 950.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.

Hyaluronic Acid Face Mist *100ml

Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar (UK)

Rifreskoni lëkurën tuaj në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje me këtë spray fytyre shumë hidratues. Acidi Hialuronik bashkohet me Betainën e butë, Aloe Verën mbrojtëse dhe Glicerinën ndriçuese për rigjenerim të menjëhershëm të lëkurës suaj. Është pikërisht ai që ju nevojitet kur lëkura ndihet pak e thatë dhe të dhuron efekt relaksues!

  • 98% Formulë Natyrale
  • Cruelty Free
  • Pa Alkool
  • Pa Parfum
  • Vegan Friendly

Përdorimi: Spërkatni lëkurën në largësi 8"-10", 2-4 herë në lëvizje rrethore. Mund të përdoret pas pastrimit dhe para hidratimit, si një spray fiksues, ose për një rifreskim të thjeshtë gjate ditës.

Acid Hialuronik

Acidi Hialuronik rigjeneron, hidraton dhe promovon lëkurën e shëndetshme. Pesha molekulare e ulët e molekulave të përdorura në spërkatje lejon Acidin Hialuronik të depërtojë në sipërfaqe, duke balancuar lagështinë e nevojshme në lëkurë.

Betaina

Prodhuar nga nënprodukti i Panxharit të Sheqerit, ky përbërës është shumë i mirë për mjedisin dhe për lëkurën tuaj. Ai ndihmon në balancimin e niveleve të lagështisë.

Aloe Vera

Aloe Vera është e pasur me Polisakaride, molekula që hidraton lëkurën ndërsa krijon një barrierë mbrojtëse nga faktorët e jashtëm mjedisorë. Koncentrimi i lartë i vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë vitaminat A dhe E, e bën këtë përbërës një hidratues intensiv.

Inulina dhe Fruktoza

Këto ingrediente të nxjerrë nga rrënjët e Cikorës bashkëpunojnë mirë me njëri- tjetrin, ndihmojnë në balancimin e mikrobiotës së lëkurës (bakteret tuaja të mira) duke formuar një shtresë mbrojtëse mbi lëkurën tuaj për ta mbrojtur atë kundër papastërtive mjedisore, ndërsa punojnë për të ndihmuar në zvogëlimin e ndjeshmërisë së lëkurës.

View full details