Skip to product information
1 of 1

Esi

ESI Biocollagenix Beauty Drink Formula (*10 x 30ml)

ESI Biocollagenix Beauty Drink Formula (*10 x 30ml)

Regular price Lek 5,650.00 ALL
Regular price Lek 5,650.00 ALL Sale price Lek 5,650.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.

Biocollagenix Beauty Drink Formula (*10 x 30ml)

Biocollagenix është suplement ushqimor me bazë kolagjen marin të hidrolizuar tipi I, në dozë të lartë (5000 mg për flakon), Acid hialuronik, Resveratrol, lëng të përqëndruar boronice, vitaminë C dhe Zink në flakon të vegjël 30 ml praktik për tu marrë me vete kudo. Produkti integron kolagjenin në lëkurë, në këtë mënyrë rigjeneron indin lidhor dhe e bën lëkurën më kompakte, të shndritshme dhe rezistente ndaj shfaqjes së shenjave të para të rrudhave, plasaritjeve dhe ndryshimit të pigmentimit. Një trajtim anti-age që favorizon rigjenerimin qelizor të lëkurës së fytyrës dhe parandalon acarimet e saj duke ruajtur tonusin e duhur, hidratimin e dermës dhe një ngjyrë të shëndetshme për një pamje sa më rinore. 

Vitamina C kontribuon në formimin e kolagjenit dhe funksionin normal të lëkurës. Lëngu i përqëndruar nga frutat e boronicës ka veti antioksiduese. Bakri kontribuon në mirëmbajtjen e indit lidhor dhe së bashku me vitaminën C dhe Zinkun mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Zinku kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale. Tek produkti është përdorur si ëmbëlsues ekstrakt natyral nga gjethet e Stevia.

Përdorimi: 1 flakon në darkë para gjumit, sic është ose mund ta holloni me ujë, lëng frutash etj.

View full details