Aptamil
APTAMIL PRONUTRA 2 (6-12 Muaj)
APTAMIL PRONUTRA 2 (6-12 Muaj)
Couldn't load pickup availability
APTAMIL PRONUTRA 2 - Bazuar në 50 vjet kërkime shkencore dhe frymëzuar nga nevojat e bebeve, ne krijuam formulën e gjeneratës së ardhshme Pronutra. Formulë e patentuar e gjeneratës së ardhshme, që kombinon përzierjen tone unike të elementeve me proçesin tonë unik. Ajo është e përgatitur posaçërisht për të mbështetur nevojat nutricionale në rritje të vogëlushit tuaj nga 6-12 muaj. Aptamil 2 është i përshtatshëm për bebe mbi 6 muaj dhe përdoret si pjesë e një diete të balancuar e të larmishme. Kur bebja mbush 10 muaj rmund të kalohet gradualisht nga Aptamil 2 tek Aptamil 3 800gr
Pergatitja:
Kur përgatisni Aptamil Pronutra 2 është e rëndësishme për shëndetin e fëmijës suaj që të ndiqni të gjitha udhëzimet e përgatitjes.
1. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
2. Ftojeni ujin e zjerë afërsisht deri në 40° dhe shtoni 2/3 e sasisë së ujit që duhet në shishe.
3. Për të matur saktë pluhurin sheshoni sasinë e tij. Përdorni vetëm lugën dozuese brenda kutisë. Mos përdorni mikrovale për ngrohjen e formulës.
4. Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në shishe. Vendosni lugën tek mbajtësja e vet. Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht për 10 sekonda. Shtoni sasinë e mbetur të ujit dhe tundeni fort përsëri.
5. Hapeni shishen dhe vendosni biberonin. Kontrolloni temperaturën e qumështit tek kyçi i dorës. (rreth 37°)
6. Afati i Përdorimit: Shih pjesën e pasme të kutisë.
Share
